29 tetor 2020 (IEEFA) – Performanca e mirë nga fermat e para të erës dhe diellit në shkallë të gjerë në Kosovë tregon se vendi i Ballkanit Perëndimor i dominuar nga qymyri mund të shfrytëzojë rënien e kostove të ripërtëritshme dhe gatshmërinë për kredi të gjelbëra për tu lidhur më mirë me një tranzicion evropian me karbon të ulët dhe të zvogëlojë humbjet nga burimet fosile të bllokuara ose limituara.
Sipas raportit të ri nga Instituti për Ekonomi të Energjisë dhe Analizë Financiare (IEEFA), Kosova ka mundësi të shumta për të lëvizur përtej qymyrit, i cili siguroi 95% të energjisë elektrike vitin e kaluar. Mund të mbyllë dy termocentralet më të vjetra të qymyrit; rritë efiçiencën në ndërtesa për të zvogëluar humbjet e energjisë; forcojë rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike; të përmirësojë interkoneksionin me fqinjët e saj; dhe të bëjë reformat e tregut të energjisë elektrike.
Kosova tradicionalisht është mbështetur në linjit, cilësia më ulët e qymyrit, për shkak të rezervave të mëdha. Por Banka Botërore dhe Contour Global e regjistruar në Mbretërinë e Bashkuar kanë tërhequr mbështetjen financiare për një termocentral të ri me linjit, duke përmendur koston e tij të lartë krahasuar me burimet e ripërtëritshme. Tërheqja reflekton se si termocentralet e reja të qymyrit nuk janë më të vlefshme ekonomikisht në Evropë dhe çmimi prej 2 miliard dollarë për Termocentralin e propozuar të energjisë elektrike ‘Kosova e Re’ (TCKR) e bën shumë të pamundur që projekti të vazhdojë si një projekt në pronësi të shtetit
“Vendi duhet të lëvizë përtej qymyrit për të siguruar të ardhmen e saj të energjisë”, tha Arjun Flora, bashkëautor i punimit Përtej Qymyrit: Investimi në Ardhmërinë e Energjisë së Kosovës. “Kjo do të përfshijë përmbushjen e standardeve pan-evropiane mbi emetimet e karbonit dhe cilësinë e ajrit, si dhe miratimin e një çmimi të karbonit në rritje të shpejtë në mënyrë që në fund të fundit të mund të bashkohet me Bashkimin Evropian”.
“Rreziku i aseteve të limituara është shumë real në Kosovë,” tha Flora. “Ne kemi parë që ndërmarrjet evropiane kanë ulje masive dhe të përsëritura të aseteve të qymyrit dhe përpiqen për të shitur ose mbyllur termocentralet, përderisa vendet anëtare të BE-së publikojnë datat e daljes nga qymyrit. Polonia është një paralajmërim, si vendi më i dominuar nga qymyri i BE-së, ku shefi ekzekutiv i kompanisë më të madhe të energjisë PGE në vend kohët e fundit paralajmëroi për kërcënimin nga falimentimi. ”
“Të dhënat nga projektet e reja të erës dhe diellit në Kosovë tregojnë faktorët e kapacitetit të cilat mundin mesataren për erën në tokë në Mbretërinë e Bashkuar; dhe tejkalojnë ato për dielloren në Gjermani si prodhuesit më të mëdhenj në Evropë. Kjo duhet të heshtë argumentin e vjetër se Kosova ka burime të dobëta të ripërtëritshme të energjisë ”.
Gazi natyror shpesh proklamohet si një karburant kalimtar “urë”, por nuk ka gjasa të jetë opcioni më me kosto efektive për Kosovën. Vendi është i interesuar të lidhet me gazsjellësin Trans-Adriatik, i cili furnizon Ballkanin nga Azia, por Kosova nuk ka infrastrukturë e as treg gazi. Edhe para se të krijohej një infrastrukturë e tillë e kushtueshme, burimet e ripërtëritshme do të ishin gjerësisht konkurruese me prodhimin e gazit.
IEEFA vlerëson se kërkesa për energji elektrike do të rritet 20% gjatë dekadës ,nga 6,000 GWh aktualisht, nxitur nga rritja e të ardhurave dhe elektrifikimi në rritje i sektorit të energjisë. Rritja e parashikuar do të kërkojë gjenerimin prej 1,200 GWh shtesë çdo vit deri në vitin 2030.
Pavarësisht nga e ardhmja e saj premtuese, Kosova duhet të ndërmarrë hapa shtesë për të siguruar një furnizim të sigurt të energjisë elektrike, duke përfshirë mbështetjen e konsumatorëve të cilët përdorin panela solare për të gjeneruar energji; dhe krijimin e një tregu të përgjigjes ndaj kërkesës (DSR) që nënshkruan marrëveshje me përdorues të energjisë së lartë për të zvogëluar kërkesën kur kërkohet.
Përtej energjisë elektrike, Kosova gjithashtu ka mundësi të shtojë burimet alternative të ngrohjes. Shumica e familjeve nxehen nga djegia e biomasës, e cila paraqet rreziqe serioze shëndetësore për shtëpitë me stufa joefikase. Sipas Bankës Botërore, biomasa drusore e vendit po konsumohet pothuajse dy herë më shpejt sesa mund të zëvendësohet. Opsionet alternative të ngrohjes përfshijnë ngrohjen qendrore të zgjeruar, të furnizuar nga panelat diellore termike, nxehtësia nga mbeturinat ose kultura energjetike, në vend të naftës, linjitit dhe biomasës drusore.
“Mund të ketë kuptim që Kosova të kapërcejë drejtpërdrejt gazin, në një ekonomi të bazuar në burime të ripërtëritshme, me efiçencë të energjisë,” tha bashkëautori i raportit Gerard Wynn. “Por kjo do të kërkojë investime. Si një nga vendet më të varfra të Evropës, me më shumë karbon, është e drejtë që vendet evropiane dhe bankat shumëpalëshe të zhvillimit të mbështesin këtë tranzicion. ”
Grafiku përmbledhës: Zbutja e mungesës së energjisë në Kosovë në vitin 2030
Raporti: Përtej qymyrit: Investim në të Ardhmen Energjetike të Kosovës
Raporti në anglisht: Beyond Coal: Investing in Kosovo’s Energy Future
Komunikatë për shtyp në anglisht: Renewables’ strong performance and falling costs can help Kosovo break from a coal-powered past
Kontaktet e autorëve
Gerard Wynn ([email protected]) konsulent i financave të energjisë në IEEFA.
Arjun Flora ([email protected]) analist i financave të energjisë në IEEFA.
Kontakti për media
Vivienne Heston ([email protected]) +1 (914) 439-8921
Për IEEFA
Instituti për Ekonomi të Energjisë dhe Analiza Financiare (IEEFA) shqyrton çështje që lidhen me tregjet e energjisë, trendet dhe politikat. Misioni i Institutit është të përshpejtojë kalimin në një ekonomi të larmishme, të qëndrueshme dhe fitimprurëse të energjisë.