Skip to main content

Përtej qymyrit: Investim në të Ardhmen Energjetike të Kosovës

October 30, 2020

Përmbledhje ekzekutive

Në këtë përmbledhje të shkurtër, ne shqyrtojmë potencialin për plotësimin e kërkesës në rritje për energji në Kosovë, duke u përqëndruar në energjinë elektrike. Ne gjejmë se Kosova mund të shfrytëzojë gatishmërinë e institucioneve financiare ndërkombëtare dhe bankave zhvillimore për të investuar në tranzicionin e energjisë përtej qymyrit. Kosova mund t'i përdorë këto fonde për të zhvilluar ekonomi moderne, me energji efiçente, dhe të bazuar në burime të ripërtëritshme. Teknologjitë dhe inovacionet në treg që mundësojnë tranzicionin e tillë janë tashmë në dispozicion dhe përfshijnë bateritë, përgjigje të udhëhequra nga kërkesa (DSR), dhe interkoneksione më të forta.

Gjetjet kryesore
Rritja e kërkesës për energji elektrike dhe efiçienca energjisë: Ne presim që deri në vitin 2030 kërkesa për energji elektrike të rritet deri në 20%, e nxitur nga rritja e të ardhurave dhe elektrifikimi gradual i sektorit të energjisë në përgjithësi, duke nënkuptuar kështu shtesë prej 1,200 gigavat-orë (GWh) në kërkesën vjetore në vitin 2030. Sidoqoftë, ky nivel i rritjes së kërkesës mund të zvogëlohet përmes investimeve në rrjet dhe efiçiencën e energjisë. Një analizë e Bankës Botërore tregon një potencial konservativ për kursime shumë të efektshme të energjisë elektrike, ekuivalente me të paktën 1,400 GWh në vit, deri në vitin 2030. Kjo përfshin kursime prej më shumë se 800 GWh përmes investimeve për të zvogëluar humbjet e rrjetit dhe 600GWh nga investimet në efiçiencën e energjisë së ndërtesave. Ne vërejmë se aktualisht, humbjet në rrjetin e shpërndarjes së tensionit të ulët janë të jashtëzakonshme 26% (1,378 GWh) të kërkesës totale të rrjetit të shpërndarjes, të ndarë në mënyrë të barabartë midis humbjeve teknike dhe "energjisë së pafaturuar".

Ekzistojnë tri burime kryesore të energjisë që Kosova potencialisht mund t’i përdorë për ta plotësuar këtë kërkesë - linjiti, gazi dhe burimet e ripërtëritshme.

Linjiti: Ne nuk shohim më ndonjë perspektivë reale për financim të jashtëm të termocentralit të ri të linjitit në Kosovë. Ndërkohë, njëri nga dy termocentralet e linjitit, ai më i vjetri - Kosova A, duhet të mbyllet së shpejti, duke nënkuptuar kështu humbje furnizimi prej 2,100 GWh në vit, bazuar në prodhimin e vitit 2019.

  • Dy termocentralet ekzistuese të Kosovës me bazë linjiti, Kosova A dhe Kosova B, janë ndërtuar në fillim të viteve 1970, dhe mes viteve 1980. Mosha e tyre e shtyrë dhe mungesa e fleksibilitetit, së bashku me dominimin e tyre në rrjet, kontribuojnë në cilësinë e dobët që ka Kosova përsa i përket furnizimit me energji elektrike.
  • Contour Global, investitor i regjistruar në Londër, dhe Banka Botërore kohëve të fundit kanë tërhequr kapitalin, gjegjësisht mbështetjen e kredisë për ndërtimin e termocentralit të propozuar me linjit në Kosovë. Arsyeja për tërheqjen e tyre ishte e thjeshtë: Qymyri nuk është më opsioni me koston më të ulët të energjisë elektrike për Kosovën; çmimi i hyrjes për këtë projekt do të kishte qenë €80/megavat-orë (MWh). Termocentrali gjithashtu do të ishte një ndër teknologjitë me rrezik më të lartë, për shkak të forcimit të qëndrimeve të politik-bërësve, rregullatorëve, dhe institucioneve financiare ndaj opsioneve të prodhimit të energjisë që shkaktojnë emitim të madh të karbonit. Kjo është veçanërisht e dukshme në Evropë me targetin e BE-së 2050 për emetim zero neto dhe me planet për të filluar me tarifën për kufi të karbonit.

Gazi:

  • Kosova nuk ka treg apo infrastrukturë të gazit, por dëshiron të lidhet me disa projekte të mundshme, përfshirë këtu edhe Gazsjellësin Trans-Adriatik përmes Shqipërisë. Sipas IEA, gjenerimi nga gazi ka një kosto të nivelizuar të energjisë (LCOE) prej mbi $90/MWh (~ €76/ MWh), por kjo nuk përfshinë koston e madhe të infrastrukturës së re që do të kërkohej për të siguruar furnizim me gaz në Kosovë.

Burimet e ripërtëritshme dhe bateritë: Vitin e kaluar, lansimi i projekteve të para në shkallë të gjerë në Kosovë për erë dhe energji diellore sollën edhe të dhënat e para të performancës për projekte të tilla. Rezultatet janë premtuese. Prodhimi i energjisë elektrike ishte i barabartë ose më i lartë se ai në vendet e përafërta apo ato fqinje, duke forcuar kështu argumentin në favor të burimeve të ripërtëritshme. Kosova gjithashtu mund të shfrytëzojë rënien e kostos së baterive duke zhvilluar teknologjinë e furnizim të energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme shtëpiake dhe magazinimin/ruajtjen, duke arritur kështu 1,500 GWh më shumë në vit.

  • Bazuar në të dhënat e reja të performancës së burimeve të ripërtëritshme, ne vlerësojmë se kapaciteti i energjisë së erës dhe diellit të planifikuara aktualisht apo në ndërtim e sipër mund të gjenerojnë 400 GWh më shumë në vit.

  • Një analizë e kostos e përfunduar në vitin 2018 në rajon tregon se një projekt në shkallë të gjerë që kombinon energjinë e erës dhe diellit me bateritë mund të arrihet me kosto më të ulët sesa gjenerimi që bazohet në djegien e linjitit (dmth. me një LCOE prej €60 deri €70 /MWh kundrejt €80/MWh). Këto shifra do të jenë edhe më të ulta sot, pasi kostot e burimeve të ripërtëritshme dhe magazinimit kanë vazhduar të bien. Një analizë e tillë tregon se një projekt në shkallë të gjerë që kombinon energjinë diellore (400MW), atë nga era (170MW) dhe bateritë (120MW/350MWh), mund të japë 1,100 GWh në vit më shumë.

Balancimi i rrjetit: Kosova do të përfitonte nga investimet shtesë në interkoneksion dhe burime të ripërtëritshme të vogla si mënyrë kosto efektive për të siguruar të paktën 1,000 GWh shtesë në vit deri në vitin 2030.

  •  Zgjerimi i interkoneksionit: Në fillim të vitit 2020, Kosova arriti marrëveshje me shoqatën evropiane të operatorëve të rrjetit për kyçje në rrjetin e Evropës Kontinentale. Kjo mundësoi edhe funksionalizimin e interkoneksionit të nën-përdorur prej 400 kilovolt (kV) me Shqipërinë. Rritja e interkoneksionit është mënyrë kosto efektive që Kosova të importojë energji elektrike nga hidrocentralet fleksibile të Shqipërisë dhe të eksportojë burime të ndryshme të ripërtëritshme tek fqinjët e saj. Një interkoneksion i ri mund të shtojë të paktën 1,000 GWh në vit në importe të sigurta dhe të ardhura të vlefshme nga eksporti.
  • Investim në rrjetet e energjisë elektrike: Një analizë e Bankës Botërore tregon për potencial shumë konservator të kursimit prej më shumë se 800 GWh në vit deri në vitin 2030 nëse investohet në zvogëlimin e humbjeve në rrjet; zvogëlimin e humbjeve të pafaturuara, duke përfshirë këtu edhe vjedhjet në rrjetin e shpërndarjes; dhe zvogëlimin e humbjeve teknike si në transmision ashtu edhe në shpërndarje. Ne vërejmë se aktualisht, humbjet në rrjetin e shpërndarjes së tensionit të ulët janë aq lartë sa 26% (1,378 GWh) e kërkesës së përgjithshme të rrjetit të shpërndarjes, e shprëndarë në mënyrë të barabartë midis humbjeve teknike dhe "energjisë së pafaturuar".
  • Mbështetje për vet-prodhuesit (prozumerët): Kosova ka treg të papërfillshëm të tavanëve fotovoltaike diellore (PV), por ka kornizën e duhur ligjore dhe financiare, përfshirë këtu edhe skemën e matjes neto. Rritja e 10 fishtë e tregut me vet-prodhues diellor (prozumer) - klientë të cilët edhe prodhojnë dhe konsumojnë energji në rrjet - mund të sigurojë rreth 10 GWh në vit më shumë. Nxitja e investimeve nga qytetarët në PV diellore mund të zvogëlojë presionin mbi burimet e pakta shtetërore dhe të zvogëlojë humbjet në rrjet.

Investim në përgjigjet e udhëhequra nga kërkesa: Një mënyrë kosto efektive për të çuar drejt zvogëlimit të ngarkesës (kur furnizimi me energji elektrike në një zonë të caktuar ndërpritet për tu mbrojtur nga kërkesa e tepruar) mund të jetë krijimi i një tregu ku përgjigjet janë të udhëhequra nga kërkesës (Demand-Side Response). Ky treg do të përdorej me përdoruesit që kanë kërkesë më të lartë për energji, për ta zvogëluar kërkesën kur ajo nevojitet.

Report in English: Beyond Coal: Investing in Kosovo's Energy Future

Press release: Renewables’ strong performance and falling costs can help Kosovo break from a coal-powered past

Press release in Albanian: Performanca e fortë e burimeve të ripërtëritshme dhe rënia e kostove mund të ndihmojnë Kosovën të shkëputet nga e kaluara e furnizuar me qymyr

 

Join our newsletter

Keep up to date with all the latest from IEEFA