December 20, 2017 Read More →

TC Kosova e Re: Investimi Më i Madh Në Vend, Apo Mashtrim Me Numra

Gazetta Express:

Një problem madhor, pos kostos marramendëse të projektit që në publik po kamuflohet si investim i huaj e po nënvlerësohet nga kosto reale prej mbi 4 miliardë euro në kosto vetëm të ndërtimit në vlerë prej rreth një miliard euro, është edhe fakti që sipas raportit të IEEFA-së do të shkaktonte një rritje prej rreth 33% të kostos së energjisë elektrike për amvisëritë e Kosovës

Në një intervistë, dje, Ministri i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, z. Lluka, foli kryesisht për termocentralin e ri që pritet të ndërtohet në Kosovë, Kosova e Re, duke e cilësuar atë si investimin më të madh të huaj në vend. Ai tutje këtë projekt e vlerësoi edhe si “investim krejtësisht” të firmës së përzgjedhur për ndërtimin dhe operimin e TC “Kosova e Re”, ContourGlobal, duke nënvizuar se obligimi financiar i qeverisë ishte thuajse zero për ndërtimin e Kosovës së Re. Por, Ministri Lluka theksoi se Qeveria e Kosovës, sipas marrëveshjes duhet t’i garantojë ContourGlobal blerje të energjisë nga TC Kosova e Re në vlerë prej 200 milionë euro në vit për 20 vite, si dhe ka për obligim furnizimin me qymyr për prodhim të energjisë. Vlera e përgjithshme e investimit në fjalë—që përfshinë koston e ndërtimit të TC me teknologjinë më moderne botërore—sipas ministrit është një miliard euro.

Tani, në shikim të parë, duket se ky është lajmë që duhet të na gëzojë të gjithëve. Kosova, sipas këtij përshkrimi si më lartë, nuk ka pasur ndonjëherë në historinë e vet ndonjë investim më madhor sesa ky i firmës amerikane Contour Global, pra një miliard euro! Sipërfaqësisht, duket se Kosova do ta përfitojë një TC të ri, më modernin të mundshëm, me zero investim vetanak—pra, me komplet investim të huaj. Lajm tepër i mire ky, apo jo? 

Nëse hulumtojmë pak më shumë sesa përshkrimi sipërfaqësor që po i bëhet një projekti kaq madhor për Kosovën, dalin në pah shumë elemente tjera që na bëjnë ta rimendojmë “mirësinë” që sjellë ky projekt për vendin. 

Është paksa e çuditshme që Memorandumi i Mirëkuptimit që është nënshkruar nga ish-Ministri i Zhvillimit Ekonomik, z. Stavileci, me ContourGlobal, e që përcakton në princip marrëveshjen për këtë projekt investiv, asnjëherë nuk është bërë publik as nga MZHE e as nga ContourGlobal. Në një raportim të prestigjiozes britanike “The Guardian” të datës 20 korrik 2016, ngiten shumë pikëpyetje për këtë projekt dhe mënyrën në të cilën Qeveria e Kosovës po e procedon atë. Realisht, shkrimi në fjalë hedhë në pah një sërë interferimesh të stafit të Bankës Botërore, ContourGlobal, por edhe të Qeverisë së Kosovës vis-à-vis procesit në fjalë, si dhe shpërfaq dilemën e madhe në lidhje me koston e proklamuar të projektit prej një miliard euro, duke theksuar se kjo kosto mund të jetë shumë më e madhe sesa kjo që po thuhet. “The Guardian” rikujton koston e “Autostradës së Kombit” që fillimisht ishte proklamuar në vlerë prej rreth 400 milionë euro, e realisht kishte kushtuar rreth 820 milionë euro. 

A po ndodhë e njëjta edhe me “investimin” e madh të ContourGlobal për TC Kosova e Re? 

Një raport i Institutit për Ekonomi të Energjisë dhe Analizës Financiare (IEEFA) me seli në Cleveland, OH të Shteteve të Bashkuara, i publikuar në Janar 2016, i cili i është kushtuar projektit të TC Kosova e Re, thekson disa elemente të këtij projekti investiv që na bëjnë të mendojmë dy here në lidhje me “madhështinë” e tij.  Sipas raportit të IEEFA-së, kosto e TC Kosova e Re e proklamuar të jetë një miliard euro është thuajse joreale, edhe nëse konsiderohet se përfshinë vetëm koston e ndërtimit, dhe jo atë të financimit të projektit të fjalë.

More: TC Kosova e Re: Investimi më i madh në vend, apo mashtrim me numra

 

Posted in: IEEFA In the News

Comments are closed.